Artikuj RSS

Unë besoj që çdo njëri prej nesh ka diçka për të kontribuar dhe për të krijuar në këtë botë.Dikush ka aftësinë dhe mundësinë të realizojë një kurs për fëmijë, dikush të pikturoj, dikush të flas, dikush të shkruaj.Çdo njeri ka diçka për të dhënë dhe/ose për të krijuar.Çështja është të dish cili është ky talent që po fsheh nga bota dhe të kesh mjaftueshëm kurajo ta projektosh atë jashtë vetes.Si njerëz jemi më mirë kur krijojmë, jemi më të lumtur, më të përmbushur, më të qëllimshëm me jetën dhe mbi të gjitha kemi një drejtim.Duke pasur një derjtim, më pas...

Lexo më shumë

Një miku im më ka mësuar këto kohë që gjithsecili ka dhe duhet të ketë një kushtetutë të vetë personale.Më pëlqen shumë ky krahasim për të lidhur vlerat dhe besimet e brëndshme me botën e jashtme.Në fund të ditës, të gjithë kemi rregulla, mendime, bindje, besim etj. Në një farë mënyre kjo është kushtetuta jonë personale.Nëse e shohim si të tillë, do mund ta respektojmë atë më shumë dhe ti bindemi ligjeve tona personale.Për dikë një prej ligjeve mund të jetë diçka e tipit “përpiktmëria është gjithmonë e domosdoshme”, për dikë tjeter ligji mund të jetë “çfarëdolloj aktiviteti ku marr...

Lexo më shumë

Rëndësia e të bërit diçka! Nuk jam shkrimtar, nuk kam qënë ndonjëherë dhe ndoshta nuk do jem asnjëherë. Në fakt jam shumë shumë larg këtij profesioni, por pa kuptuar si, kam shkruajtur disa dhjetra artikuj (ndoshta mbi 100) përgjatë këtyre 5,7 viteve të fundit. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të shkruajtur, por thjesht dëshirën për të ndarë mendimet e mia në një formë apo një tjetër. Kur e mendoj në retrospektivë, nëse qëllimi im do ishte të kisha qënë shkrimtar ose të shkruaja si profesion, ndoshta në fakt nuk do kisha shkruajtur kaq sa kam shkruajtur sot. Pse? Sepse...

Lexo më shumë

Në jetë kemi statistika për shumë gjëra, kemi plane financiare dhe bilance për të matur ecurine e një biznesi. kemi njësi matëse (nota) për mënyrën si ecim në shkollë, kemi llogari bankare për të na treguar sa para kemi në dispozicion, etj. Po sa njësi matëse kemi për jetën tonë? Jemi mësuar të përdorim numrat dhe njësitë matëse, për të matur gjëra të rëndësisshme si puna e parave, por a kemi njësi matëse për shëndetin, gjëndjen tonë emocionale, fizike? A kemi njësi matëse për mënyrën si hajmë dhe sa hajmë? Për sa kohë kemi shpenzuar duke parë televizion, për kur...

Lexo më shumë

Ka shumë vite që e kam ndjerë rënien dhe mungesën e efektivitetit të sistemit arsimor.Që në fëmijëri, dëshira ime për të mësuar ka qënë jashtëzakonisht e madhe, por mënyra e edukimit që kishim nëpër shkolla, për një arsye apo një tjetër, më dukej e prapambetur dhe mësuesit nga të cilët duhet të mësoja edhe më shumë.Kur flet për këtë çështje me një pjesë të madhe të njerëzve, do rrezikosh të gjykohesh sepse për fat të keq, për një pjesë të madhe të njerëzve, kjo është një temë shumë delikate e cila sfidon besimet e tyre.Prandaj dhe vazhdoj të shprehem sa...

Lexo më shumë