Tregjet botërore janë duke u lëkundur

Tregjet botërore janë duke u lëkundur

Tregjet botërore janë duke hasur aktualisht goditje të mëdha ekonomike, si rrjedhojë e faktorëve të ndryshëm ambjental dhe funksional.

Bursat, kripto-monedhat, tregjet e punës, janë vetëm disa nga shtyllat që po goditen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo nuk përjashton Shqipërinë.

Shumë vetë parashikojnë që tregjet botërore, janë në afërsi të një sprapsje të madhe ekonomike, duke krijuar kështu situata pasigurie tek njerëzit kudo nëpër botë.

Në kohë të tilla, është më e rëndësishme se kurrë, të përgatitemi psikologjikisht, financiarisht apo emocionalisht për ndryshime dhe luhatje të ndjeshme në mënyrën e jetesës.

Krizat janë dhe kanë qënë gjithmonë pjesë e cikleve ekonomike në botë, por njerëzit nuk janë gjithmonë të përgatitur për to.

Duke u përgatitur, mund të krijojmë themele të shëndetshme për veten dhe njerëzit që na rrethojnë, si dhe  ti shfrytëzojmë kohët e pasigurisë, për të zhvilluar mundësi edhe më të forta për të ardhmen.

Në fakt, janë pikërisht kohët e krizave, që shumë njerëz arrijnë të krijojnë pasuri të konsiderueshme, të zhvillojnë karrierën e tyre apo të shfrytëzojnë rastin për të treguar kompetencat dhe njohuritë e tyre, në ambjentet e punës dhe ato shoqërore.

Në shumë aspekte, kohët e krizave, nuk janë asgjë më tepër se auto-korrigjime të tregjeve, duke goditur flluskat e tejzmadhuara, mënyrat e vjetra të punuarit, lukset e panevojshme dhe qarkullimin e paskrupullt të parasë.

Duke e ditur këtë, mund të veprojmë në mënyrë të mençur duke ulur nivelin e shpenzimeve, rritur elasticitetin e veprimit, saktësuar vizionin për veten apo sipërmarrjen që drejtojmë, krijuar lidhje më të forta njerzore, zhvilluar më tej aftësitë tona dhe rritur kompetencën vetjake apo aftësitë drejtuese në kontekst familjar, shoqëror dhe profesional.

Çdo kohë e pasigurtë ekonomike, krijon më shumë njerëz kompetent, të fortë dhe të aftë, ose në të kundërt, njerëz më të dobët, të papërgatitur dhe të përhumbur.

Zgjedhja, si në çdo rast është në dorën tonë…


Shkruaj një koment