Nuk dua kusur, faleminderit!

Nuk dua kusur, faleminderit!

Një nga tendencat më të reja në tregun Shqiptar, është të paguash me kuletë dixhitale.

Çfarë është një kuletë dixhitale?

Kuleta dixhitale është një version elektronik i kuletës, e cila mban fondet tuaja, kartat, bankat e të dhëna të tjera financiare dhe mbi të gjitha e bën shumë të thjeshtë të paguash, kudo dhe për çfarëdo.
Nëse ke nevojë të paguash një shok/shoqe, një klikim dhe paratë shkojnë në sekondë.
Ke nevojë të paguash dritat, një klikim dhe pagesa bëhet në sekondë.

Do të paguash një drekë diku, skano dhe pago, sërish në sekondë.

Të rinjtë, duke qënë edhe më të prirur drejt zhvillimeve teknologjike, janë të parët që po fillojnë të qasin këtë mënyrë të re ndërveprimi financiar.
Ndryshe nga bankat, kuletat dixhitale, janë më të shpejta, më praktike e të ndërtuara me ekosistemin dixhital në mendje.

Ndërkohë që bankat tradicionale, përpiqen të ndërtojnë mbi një infrastrukturë të vjetër, kuletat dixhitale (të cilat në shumë aspekte janë një bankë në vetvete), ndërtojnë mbi nevojat konkrete të klientëve, duke ulur kostot, rritur shpejtësinë e ndërveprimit e transparencën, avancuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, e shumë avantazhe të tjera.

Një shëmbull i një kulete dixhitale është startupi Shqiptar Pago.al, i liçensuar nga banka e Shqipërisë si institucion financiar, i cili po punon për të sjellë inovacine thelbësore në mënyrën si blejmë, shesim e shkëmbejmë para, fizikisht e online.
Llogaria mund të hapet direkt nga celulari, e më pas të përdoret për shumë qëllime të ndryshme, duke përfshire këtu edhe blerjen online nëpërmjet kartës virtuale (kjo e fundit del së shpejti).


Nëse doni të informoheni për Pago.al, mund ta bëni këtu.

Si rasti i mësipërm, kam dëgjuar të paktën 3 sipërmarrje të ngjashme, të cilat po punojnë në tregun Shqiptar, përfshirë EasyPay që edhe pse i pari në treg, ju desh shumë vite të përfshihej siç duhet në këtë hapsire.

Në fund të ditës, është një realitet i ri dhe një kohë e re, prandaj dhe mënyra si ndërveprojmë financiarisht duhet të ndryshojë po ashtu.
Koha e llogaritjes së kusurit, së shpejti mund të mos jetë më.

Shkruaj një koment